VIDEO EKSKLUZIVE NGA FAMILJA HARADINAJ PAS LIRIMIT TE RAMUSHIT

  VIDEO TE REJA NGA FAMILJA E HARADINAJT ETJ Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn. Lahi Brahimaj. Dhje Idriz Balajn. Sot vendimi për Haradinajn, Balajn e Brahimajn Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, sot në ora 9:00, shpall vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”. Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së. Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”.(rtk)
****'' Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë kanë pritur me gëzim vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur kundër ish-kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, z. Idriz Balaj dhe z. Lahi Brahimaj. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi e mirëpret vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e luftëtarëve të lirisë dhe konsideron atë si një vendim të drejtë. Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht. Ky proces i stërzgjatur i Tribunalit të Hagës kundër z. Ramush Haradinaj, z. Idriz Balaj dhe z. Lahi Brahimaj ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë. Fatmirësisht, durimi ynë dhe besimi që kishim në drejtësinë ndërkombëtare sot u shpërblye me vendimin e drejtë dhe të merituar. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës uron ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, z. Idriz Balaj dhe z. Lah Ibrahimaj për lirimin e tyre dhe kthimin në familjet e tyre, kthimin në vendin e tyre për të cilin kanë dhënë aq shumë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi uron të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë fitore të shumë pritur dhe fton qytetarët që të festojnë këtë moment me dinjitet dhe krenari. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi rithekson se lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë. Kjo u vërtetua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij. ***********' Lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij nga Tribunali i Hagës, mediet në Serbi e ka komentuar si ‘shuplakë të re’ për Serbinë. “Shuplakë e re: Lirohet Haradinaj”, është titulli i portalit të njohur serb, B92, ku raporton gjerësisht për aktgjykimin e Haradinajt. “Haga ndihmon dy herë: Haradinaj sërish lirohet nga të gjitha akuzat”, është titulli i të përditshmes serbe, “Blic”. “Haradinajt i hapet rruga për t’u kthyer në politikë”, është titulli i agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug. *************' Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi i tha Radio Kosovës se vendimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Hardinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt është lajm i gëzuar dhe mirë pritur pas festës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Numri dy i Qeverisë së Kosovës tha se pafajësia e Ramush Haradinajt tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ishte e pastër