Video ekskluzive nga lufta ne Kroaci:Ja si e qortoi Gotovina Agim Cekun(video)
Derisa flet për aksionin e organizuar kundër forcave serbe në Knin, aty ku u zhvillua beteja kryesore me serbët që kishin shpallur të ashtuquajturën “Republikë të Krajinës”, gjenerali kroat Ante Gotovina, udhëheqësi kryesore i operacionit “Stuhia”, i është drejtuar me ton të lartë ish kryeministrit të Kosovës, tash ministër i FSK-së, Agim Çeku dhe gjeneralëve tjerë të ushtrisë kroate.
Në krahun e tij djathtë qëndron gjenerali shqiptar nga Vushtrria, Rrahim Ademi.
Ky takim është mbajtur më 6 gusht të vitit 1995 në Knin.
Ai i thotë Çeku (dëgjohet në incizim) se nuk i ka kryer si duhet detyra pas marrjes së Kninit. Derisa flet për detyrat që duheshin kryer, Gotovina thotë se ato ishin ndarë mbrëmë…
“Çeku, t’i ishe në takim. Ai ke kontaktuar mbrojtjen civile, a janë kërkuar ata, a janë kërkuar zjarrfikësit”. “Janë kërkuar zoti gjeneral”, ia kthen Çeku, ndërsa Gotovina i kundërpërgjigjet “Jo, nuk janë kërkuar”.
Gotovina ishte i acaruar për shkak të gjendjes në terren pas operacionit. Ai kërkonte që rrugët të jetë të lira për qarkullim, mos të shihen gërmadha dhe mbetje tjera të betejës, sepse sipas tij, së shpejti do të vijnë ministrat, gazetarët dhe personeli nga ambasada amerikane. WWW.LEXO.AL