Gazmend Islami
Si e hodhën në pritë Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë
Kryeministri
i Kosovës Hashim Thaçi i cili me rastin e 14 vjetorit të rënies së
Komandant Mujë Krasniqit dhe 38 dëshmorëve. nën patronatin e tij
organizoj përkujtim e tyre,më shtyri të merrem me këtë temë. Do të
ndihesha i lumtur dhe krenar sikur të ishte e njëjta histori e rënies
heroike të Mujës me 40 shokë,dhe ajo që u tha në këtë akademi,sikurse
dhe në shumë të tjera më parë. Pra do të ishte mirë sikur të mos ishte
lojë politike dhe sikur të mos posedoja disa foto që më ranë në dorë
gjatë hulumtimeve të bëra para disa vitesh për luftën dhe rënien e
Komandantit. Edhe fotot, përveç rrëfimeve të ndryshme të
luftës, dokumentojnë të kundërtën e asaj që po trumbetohet në këso
akademi e tutje. Po më rrëqethëse ishte ulja në rendin e parë e Kadri
Veslit ku shihet duke mbajtur dorën në zemër, ndërsa 14 ditë pas vrasjes
së Komandantit dhe 38 dëshmorëve siç shihet në foto pinin hanin as që
kujtoheshin se kufiri ishte i larë me gjak. Hipokrizia është edhe më e
madhe kur në at pamje të zymtë që kishte marr tetari ku mezi shihej
fotoja e Mujë Krasnqit afër i rrinte flamuri leckë i Kosova Petrollit.
Nuk dukej as një shenjë e vetme e UÇK-së dhe çka më ra në sy se për herë
të parë nuk shihej fotoja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Të
gjitha këto që po bon Thaçi nuk janë njerëzore por janë antinjerëzore
dhe të dëmshme për shoqërinë dhe për Kombin. Ky idiotizëm i tij më
shtyri ë bëjë këtë shkrim duke u bazuar në hulumtimet e bëra më herët
dhe duke u bazuar në të dhënat e dëshmitarëve të mbijetuar. Në pamje të
parë rënia e Komandantit duket e thjesht por është shumë e ndërlikuar
dhe kompleks. Vrasësit janë gjakatarët sërb për këtë nuk ka dyshime por
në këtë shkrim do të kërkojmë sqarime nga ata që ishin pjesë e
urdhërdhënës për hyrje në Kosovë..
Gani Veseli, Azem Syla dhe Kadri Veseli
Gani Veseli dhe Kadri Veseli
I
lindur në gjirin e tokës arbërore, në kohët më të vështira dhe kritike
të kombit, i brumosur me gjak dëshmorësh që ranë në luftërat heroike të
qëndresës kombëtare, Muja me Ali Krasniqin dolën në shesh jo vetëm për
ti mbrojtur tokat shqiptare kundër vërshimit barbar serb,
greko-maqedonë, por këta patën për qëllim çuarjen në vend të amanetit
dhe dëshirës së brezave të kaluar për formimin e Shqipërisë etnike me
kufijtë saj natyror. Këtë qëllim patën Mujë e Ali Krasniqi të rreshtuar
në UÇK- ë. Nuk është lehtë të shkruash për ata që kanë shkruar histori,
nuk është lehtë të përkujtosh njeriun që tërë jetën ja kushtoi Kombit
duke luftuar për Bashkim Kombëtar. Të shkruash për Mujë Krasniqin duhet
një studim i mirëfillte i veprimtarisë së tij, besoj se do të kemi,
historian, politolog, sociolog, që figura e tij të zë vendin e merituar
karshi figurave të mëdha kombëtare që bënë ndërrimin e historisë.
Personaliteti i tij qysh në takim të parë të bënë për vete. Pamja e tij
tregonte vendosmërinë e tij se lufta është mjeti i vetëm për çlirim.
Për këtë figurë madhore meriton të shkruhet shumë më shumë edhe pse
institucionet e vendit ende hezitojnë së paku të bëjnë një film
dokumentar për Njeriun Komb . Nuk u përul kurrë, por çdo herë krenar dhe
i pathyer, ai mbajti gjallë shpirtin Nacionalist edhe atëherë kur
shqipfolësit në bashkëpunim me pushuesit serb e ndiqnin hap pas hapi,
por kjo nuk i bënte përshtypje Komandantit sy shqiponjë i cili për
veprimtarin e tij politike,ushtarake radhitet krah për krahë me Adem
Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë e shumë të tjerë.
Mujë Krasniqi
njihej si gjenerator i UÇK-së sepse që nga themelimi e deri në rënien e
tij ishte në aksion, nuk i donte shumë fjalët më shumë e donte luftën
për liri. Të kota ishin përpjekjet e shokëve që edhe pas plagosjes së
parë që të pushonte deri sa të shërohej por në asnjë mënyrë nuk donte
t’i linte shokët vetëm dhe ashtu i plagosur ju ngjiste bjeshkëve të
thepisura të lirisë. Pas plagosjes së dytë prapë nuk e donte qetësin dhe
shërimin e plot sepse mendjen e shpirtin e kishte tek Kosova që ishte e
pushtuar dhe ashtu i plagosur ju bashkua shokëve dhe ushtarëve të tij.
Të flitet për trimëritë e tij lapsi nuk mund ti përshkruaj, po e
theksojmë vetëm një rast që në bazë të hulumtimeve të bëra thuhet që
“pas një aksioni të kryer me komandantin legjendar Adem Jashari kundër
ushtrisë pushtuese serbe dhe pas kthimit nga aksioni, Komandanti Adem
Jashari do tu drejtohej shokëve “ Aty sot pash një burrë që nuk e dinte
frikën, sot pash një burrë që nuk e njihte vdekjen e ai është Mujë
Krasniqi” shih rastin Komandanti legjendar flet për komandantin e kthyer
në bronzin e lirisë në horizontin që mbulon tërë Shqipërinë. Komandant
Muja ishte me një fjalë aty ku kërciste pushka e parë, nuk e donte
luksin ishte rritur me legjendat që burrat vdesin për atdheun, nuk e
donte gënjeshtrën se ishte rritur me legjendën e besës së burrit, nuk e
donte intrigën se ishte rritur me legjendën që vetëm e vërteta duhet
thënë qoftë edhe se është kundër të gjithëve. Prandaj jeta e përplaste
në gjitha trojet shqiptare duke qenë në krye të detyrave që i
ngarkoheshin . I vetëdijshëm dhe i pakënaqur me disa strukturat që
kishin uzurpuar UÇK-në në krye me Azem Sylën bënë që punët të mos ecin
ashtu siç kishte menduar ai. I njohur herët me Komandantin Legjendar
Adem Jasharin ishte mësuar që burrat e luftës nuk flasin shumë, ata
kryejnë detyrat, të gjitha këto ndikonin që të ftoheshin marrëdhëniet me
ata që qëndronin në Tiranë, hanin dhe pinin e flinin në hotele luksoze
dhe jepnin urdhra se çka duhet bërë dhe si duhet vepruar. Komandant
Muja për kohën sa qëndronte në Shqipëri kishte shumë vërejtje për Shaip
Mujën sepse kujdesi ndaj të plagosurve të luftës ishte shumë i vogël, sa
që shumë ushtarë humbën gjymtyrët nga neglizhenca që u bëhej atyre.
Komandant Muja këtë çështje e kishte ngritur me shokë dhe kjo për të
ishte e patolerueshme dhe acarimet e marrëdhënieve vinin duke u rritur
ndaj atyre që hanin dhe pinin uiski të shtrenjtë kur në acarin e
dhjetorit në Kosovë luftohej për jetë a vdekje ku ushtarëve të UCK-së i
mungonin gjërat elementare duke filluar nga veshmbathja e deri tek
ushqimet e armatimet, por kjo nuk i lodhte mendjen atyre që tash kishin
uzurpuar gjithë strukturën si me njerëz ashtu edhe me të holla. A mos
ishte vendosmëria e tij dhe kërkesat e tij të pandërprera që ushtarët të
trajtohen drejt të ndalen keqpërdorimet që ishin të shumta nga njerëz
të caktuara që gjëja në emër të blerjes së armatimit i avullonin
milionat brenda ditës. Muja kërkonte që mos të ketë aq shumë luks ku
pothuaj e gjithë garnitura edhe siç shihet në foto shpenzonin pa
kurrfarë kriteri, për ta paraja nuk qonte peshë ndërsa për komandantin e
frontit po, sepse ai ishte me ushtarët e tij dhe dinte vuajtjet e tyre
kurse këta nuk mund ta kuptonin se ishin çdo herë larg betejave dhe
fronteve.
Gani
Veseli, Kadri Veseli, Azem Syla, Sabit Geci dhe Agush Alushi-Malaj
…
Fotot janë marrë në festat e fundvitit 1998 pak ditë pas vrasjes së
Mujës
Rrugëtimi shtigjeve të vdekjes
Vendimi
i marrë nga ata që quheshin “komanda” për të hyrë në Kosovë me 13
dhjetor do të jetë data e zezë në historinë e luftës së fundit të
popullit shqiptar. Edhe pse pak ditë më herët nëpër atë rrugë kishin
hyrë në Kosovë 70 ushtarë të lirisë, kur bora ishte shumë e madhe dhe
gjurmët e lëna nëpër rrugë quan deri tek përforcimet të mëdha të forcave
serbe në ato pjesë. Kalimi i kufirit ishte i pamundur kur të merrej
parasysh edhe numri që do të nisej 142ushtarë lirie e të ngarkuar me
armatime, kjo ishte e pakapshme për çdo njeri që misioni do të kishte
sukses ,lirisht mund të thuhet se po shkonin drejt vdekjes së sigurt ..
Kërkesat
e bëra që të hyhet në Kosovë vetëm me grupe të vogla deri 10
ushtarë, kjo kërkesë ishte e atyre burrave të cilët ishin të ngarkuar
dhe njihnin çdo cep të kufirit që u prinin përpara siç ishin: Haki
Hajdari,Qamil Cahani, Agron Cahani, Zeq Shtena etj. Ata kishin vëzhguar
dhe u kishin thënë se kalimi është i pamundur sepse shumë forca të mëdha
serbe ishin të përqendruara në kufirin shqiptaro-shqiptar por kërkesat e
atyre nuk merreshin parasysh . Nisja filloj, por shtrohet pyetja pse
para nisjes me gjithë insistimin e Komandant Mujë Krasniqit nuk ju dha
topi i dorës që e kishte çdo herë me vete , kush e kundërshtoj që mos të
merrej topi nga Muja dhe kush ja dha topin Mahir Hasanit. Sa ishin
acaruar marrëdhëniet me Azem Sylën dhe grupin e tij të Tiranës që në
bazë të hulumtimeve të bëra dhe në bazë të dhënave të protagonistëve që
ishin aty thuhet se ishte para shpërthimit të një konflikti të
brendshëm. Po çka është evidente që duhet marrë me këtë fenomen është
edhe ngjitja e shiritave në dorë me ngjyrë të gjelbërt tek ushtarët që
është reflektuese dhe që mund të shihet natën deri në 500 metra është
për tu analizuar dhe studiuar nga ekspert të lamive përkatëse sa a ishin
të lejuar të bëheshin dhe me kërkesë tu kujt u vërën shiritat në krahë,
“një oficer thoshte se bëheshin me arsyetimin se mos po futet dikush
në grupin që mund të mos ishte ushtar”. Prita e përgatitur e forcave
serbe lenë për të kuptuar se ata ishin mirë të informuar për kolonën e
ushtarëve të lirisë por shtohet pyetja se kush epte informacione për
lëvizjet e ushtarëve drejt kufirit?. A dinin forcat serbe edhe për
grupin e parë por i lanë të kalojnë sepse kishin informacione se në
grupin tjetër do të jetë njëri ndër komandantët më të zot që kishte
UÇK-ja të gjitha këto pyetje mund të shtrohen po të shihen nga këndi i
sotëm dhe analizave të bëra nga dëshmitarët që ishin pjesëmarrës . Ashtu
edhe ndodhi me 14 dhjetor në një luftë të ashpër ranë në altarin e
lirisë 38 dëshmorë bashkë me komandantin Mujë Krasniqin
14 ditë pas vrasjes këta bënin qejf :Kadri Veseli,Azem Syla,Shemësi Veseli,Hashim Thaçit
Vetëm
pak ditë pas rënies së 38 dëshmorëve të Kombit në këto foto
ekskluzive për lexuesit shihen Komandantët që tash pa
fije turpi pinin e hanin kur gjaku i tyre ende ishte i njom, kur ende
bora ishte e skuqur me gjak nga 38 dëshmorët të kombit. A kanë sot
fytyrë që në 14 vjetorin e rënies të shkojnë po të njëjtit e ti bëjnë
homazhe tek varri, a duhet të ndihen të skuqur dhe të turpëruar nga
dëshmorët dhe gjaku i tyre. Kjo ishte humbja më e madhe që kishte pasur
deri në atë kohë UÇK-ja në ushtar të lirisë. Hashim Thaçi nuk shihet në
foto edhe pse ai ishte në atë festë deri vonë por kishte ikur për Zvicër
për çështje familjare.
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga
Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga
Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Prandaj dikush duhet t’u jap përgjigjeje këtyre pyetjeve të mëposhtme se:
- Kush dha urdhër për të hyrë me 142 ushtarë të UÇK-së në territorin Kosovës.
- Pse nuk u morën për bazë kërkesat e atyre që njihnin çdo cep të kufirit që ishin kundër nisjes.
- Pse nuk ju dha Mujë Krasniqit topi i dorës që e kërkonte me ngulëm.
- Kush dha urdhër që ushtarët të kanë shirit të gjelbërt në dorë
- Pse
asnjë nga komandantët nuk hynë me Mujën në Kosovë duke filluar nga Azem
Syla, Kadri Veseli, Shaip Muja, Shemsi Veseli,Xhavit Haliti, Hashim
Thaçi e krejt të tjerët që ishin në Tiranë.
- Pse asnjëherë nuk krijua një komision hetimor për të hulumtuar rastin dhe të zbardhet e vërteta.
Të
dashur lexues e di që tema e ngritur është e ndjeshme dhe e dhimbshme,
por duke bërë hulumtime për luftën dhe trimëritë e UÇK-së hasa në këto
foto që janë të arkivuara dhe që mbajnë datën dhe ditën e festës. Duke
kërkuar zbardhjen e fakteve të kësaj rënie bisedova me shumë burra që
ishin pjesë e këtij karvani dhe mbijetuan disa duke hyrë në Kosovë e
disa të mbetur për disa ditë në bjeshkë në temperatura të ulëta por falë
disa burrave që kishin filluar kërkimin e të mbijetuarve kishin arritur
të kthejnë në jetë diku 38 ushtar lirie. Dikush mund edhe të thotë se
mos të hapim plagë të vjetra, por unë them se plagët shërohen duke e
thënë dhe zbuluar të vërtetën. Prandaj sot i kisha ftuar ata që dikur
ishin protagonist por edhe qeverisë që të formoj një komision të pavarur
nga ekspert të thirrur përkatës për të intervistuar të gjithë ata që
sot janë gjallë dhe të nxirret e vërteta e rënies së njërit ndër
Komandantët më të zot që njeh historia e popullit shqiptar dhe 38 bashkë
luftëtarëve të tij dëshmorë./
GazetaDitore.com