Si e hodhën në pritë Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë


Gazmend Islami
Gazmend Islami
Si e hodhën në pritë Mujë Krasniqin me bashkëluftëtarë 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili me rastin e 14 vjetorit të rënies së Komandant Mujë Krasniqit dhe 38 dëshmorëve. nën patronatin e tij organizoj përkujtim e tyre,më shtyri të merrem me këtë temë. Do të ndihesha i lumtur dhe krenar sikur të ishte e njëjta histori e rënies heroike të Mujës me 40 shokë,dhe ajo që u tha në këtë akademi,sikurse dhe në shumë të tjera më parë. Pra do të ishte mirë sikur të mos ishte lojë politike dhe sikur të mos posedoja disa foto që më ranë në dorë gjatë hulumtimeve të bëra para disa vitesh për luftën dhe rënien e Komandantit. Edhe  fotot, përveç rrëfimeve të ndryshme të luftës,  dokumentojnë të kundërtën e asaj që po trumbetohet në këso akademi e tutje. Po më rrëqethëse ishte ulja në rendin e parë e Kadri Veslit ku shihet duke mbajtur dorën në zemër, ndërsa 14 ditë pas vrasjes së Komandantit dhe 38 dëshmorëve siç shihet në foto pinin hanin as që kujtoheshin se kufiri ishte i larë me gjak. Hipokrizia është edhe më e madhe kur në at pamje të zymtë që kishte marr tetari ku mezi shihej fotoja e Mujë Krasnqit afër i rrinte flamuri leckë i Kosova Petrollit. Nuk dukej as një shenjë e vetme e UÇK-së dhe çka më ra në sy se për herë të parë nuk shihej fotoja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Të gjitha këto që po bon Thaçi nuk janë njerëzore por janë antinjerëzore dhe të dëmshme për shoqërinë dhe për Kombin. Ky idiotizëm i tij më shtyri ë bëjë këtë shkrim duke u bazuar në hulumtimet e bëra më herët dhe duke u bazuar në të dhënat e dëshmitarëve të mbijetuar. Në pamje të parë rënia e Komandantit duket e thjesht por është shumë e  ndërlikuar dhe kompleks. Vrasësit janë gjakatarët sërb për këtë nuk ka dyshime por në këtë shkrim do të kërkojmë sqarime nga ata që ishin pjesë e urdhërdhënës për hyrje në Kosovë..
Gani Veseli, Azem Syla dhe Kadri Veseli
Gani Veseli, Azem Syla dhe Kadri Veseli
Gani Veseli dhe Kadri Veseli
Gani Veseli dhe Kadri Veseli
I lindur në gjirin e tokës arbërore, në kohët më të vështira dhe kritike të kombit, i brumosur me gjak dëshmorësh që ranë në luftërat heroike të qëndresës kombëtare, Muja me Ali Krasniqin dolën në shesh jo vetëm për ti mbrojtur tokat shqiptare kundër vërshimit barbar serb, greko-maqedonë,  por këta patën për qëllim çuarjen në vend të amanetit dhe dëshirës së brezave të kaluar për formimin e Shqipërisë etnike me kufijtë saj natyror. Këtë qëllim patën Mujë e Ali Krasniqi të rreshtuar në UÇK- ë. Nuk është lehtë të shkruash për ata që kanë shkruar histori, nuk është lehtë të përkujtosh njeriun që tërë jetën ja kushtoi Kombit duke luftuar për Bashkim Kombëtar. Të shkruash për Mujë Krasniqin duhet një studim i mirëfillte i veprimtarisë së tij, besoj se do të kemi, historian, politolog, sociolog, që figura e tij të zë vendin e merituar karshi figurave të mëdha kombëtare që bënë ndërrimin e historisë. Personaliteti i tij qysh  në takim të parë të bënë për vete. Pamja e tij tregonte vendosmërinë e tij se lufta është  mjeti i vetëm për çlirim. Për këtë figurë madhore meriton të shkruhet shumë më shumë edhe pse institucionet e vendit ende hezitojnë së paku të bëjnë një film dokumentar për Njeriun Komb . Nuk u përul kurrë, por çdo herë krenar dhe i pathyer,  ai mbajti gjallë shpirtin Nacionalist edhe atëherë kur shqipfolësit në bashkëpunim me pushuesit serb e ndiqnin hap pas hapi, por kjo nuk i bënte përshtypje Komandantit sy shqiponjë i cili për veprimtarin e tij politike,ushtarake radhitet krah për krahë me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e shumë e shumë të tjerë.
Mujë Krasniqi njihej si gjenerator i UÇK-së sepse që nga themelimi e deri në rënien e tij ishte në aksion, nuk i donte shumë fjalët më shumë e donte luftën për liri. Të kota ishin përpjekjet e shokëve që edhe pas plagosjes së parë që të pushonte deri sa të shërohej por në asnjë mënyrë nuk donte t’i linte shokët vetëm dhe ashtu i plagosur ju ngjiste bjeshkëve të thepisura të lirisë. Pas plagosjes së dytë prapë nuk e donte qetësin dhe shërimin e plot sepse mendjen e shpirtin e kishte tek Kosova që ishte e pushtuar dhe ashtu i plagosur ju bashkua shokëve dhe ushtarëve të tij. Të flitet për trimëritë e tij lapsi nuk mund ti përshkruaj,  po e theksojmë vetëm një rast që në bazë të hulumtimeve të bëra thuhet që “pas një aksioni të kryer me komandantin legjendar Adem Jashari kundër ushtrisë pushtuese serbe dhe pas kthimit nga aksioni, Komandanti Adem Jashari do tu drejtohej shokëve “ Aty sot pash  një burrë që nuk e dinte frikën, sot pash një burrë që nuk e njihte vdekjen e ai është Mujë Krasniqi” shih rastin Komandanti legjendar flet për komandantin e kthyer në bronzin e lirisë në horizontin që mbulon tërë Shqipërinë. Komandant Muja ishte me një fjalë aty ku kërciste pushka e parë, nuk e donte luksin ishte rritur me legjendat që burrat vdesin për atdheun, nuk e donte gënjeshtrën se ishte rritur me legjendën e besës së burrit, nuk e donte intrigën se ishte rritur me legjendën që vetëm e vërteta duhet thënë qoftë edhe se është kundër të gjithëve. Prandaj jeta e përplaste në gjitha trojet shqiptare duke qenë në krye të detyrave që i ngarkoheshin . I vetëdijshëm dhe i pakënaqur me disa strukturat që kishin uzurpuar UÇK-në në krye me Azem Sylën bënë që punët të mos ecin ashtu siç kishte menduar ai. I njohur herët me Komandantin Legjendar Adem Jasharin  ishte mësuar që burrat e luftës nuk flasin shumë, ata kryejnë detyrat, të gjitha këto ndikonin që të ftoheshin marrëdhëniet me ata që qëndronin në Tiranë, hanin dhe pinin e flinin në hotele luksoze dhe jepnin urdhra se çka duhet bërë dhe si duhet vepruar.  Komandant Muja për kohën sa qëndronte në Shqipëri kishte shumë vërejtje për Shaip Mujën sepse kujdesi ndaj të plagosurve të luftës ishte shumë i vogël, sa që shumë ushtarë   humbën gjymtyrët nga neglizhenca që u bëhej atyre. Komandant Muja këtë çështje e kishte ngritur me shokë dhe kjo për të ishte e patolerueshme dhe acarimet e marrëdhënieve vinin duke u rritur ndaj atyre që hanin dhe pinin uiski të shtrenjtë kur në acarin e dhjetorit në Kosovë luftohej për jetë a vdekje ku ushtarëve të UCK-së  i mungonin  gjërat elementare duke filluar nga veshmbathja e deri tek ushqimet e armatimet, por kjo nuk i lodhte mendjen atyre që tash kishin uzurpuar gjithë strukturën si me njerëz ashtu edhe me të holla. A  mos ishte vendosmëria e tij dhe kërkesat e tij të pandërprera që ushtarët të trajtohen drejt të ndalen keqpërdorimet që ishin të shumta nga njerëz të caktuara që gjëja në emër të blerjes së armatimit i avullonin milionat brenda ditës. Muja kërkonte që mos të ketë aq shumë luks ku pothuaj e gjithë garnitura edhe siç shihet në foto shpenzonin pa kurrfarë kriteri, për ta paraja nuk qonte peshë ndërsa për komandantin e frontit po, sepse ai ishte me ushtarët e tij dhe dinte vuajtjet e tyre kurse këta nuk mund ta kuptonin se ishin çdo herë larg betejave dhe fronteve.
Gani Veseli, Kadri Veseli, Azem Syla, Sabit Geci dhe Agush Alushi-Malaj  ...Fotot janë marrë në festat e fundvitit 1998 pak ditë pas vrasjes së Mujës
Gani Veseli, Kadri Veseli, Azem Syla, Sabit Geci dhe Agush Alushi-Malaj …
Fotot janë marrë në festat e fundvitit 1998 pak ditë pas vrasjes së Mujës


-
 Rrugëtimi shtigjeve të vdekjes
Vendimi i marrë nga ata që quheshin “komanda” për të hyrë në Kosovë me 13 dhjetor do të jetë data e zezë në historinë e luftës së fundit të popullit shqiptar. Edhe pse pak ditë më herët nëpër atë  rrugë kishin hyrë në Kosovë 70 ushtarë të lirisë, kur bora ishte shumë e madhe dhe gjurmët e lëna nëpër rrugë quan deri tek përforcimet të mëdha të forcave serbe në ato pjesë. Kalimi i kufirit ishte i pamundur kur të merrej parasysh edhe numri që do të nisej 142ushtarë lirie e të ngarkuar me armatime, kjo ishte e pakapshme për çdo njeri që misioni do të kishte sukses ,lirisht mund të thuhet se po shkonin drejt vdekjes së sigurt ..
Kërkesat e  bëra që të hyhet në Kosovë vetëm me grupe të vogla deri 10 ushtarë,   kjo kërkesë ishte  e atyre burrave të cilët ishin të ngarkuar dhe njihnin çdo cep të kufirit që u prinin përpara siç ishin: Haki Hajdari,Qamil Cahani, Agron Cahani, Zeq Shtena etj. Ata kishin vëzhguar dhe u kishin thënë se kalimi është i pamundur sepse shumë forca të mëdha serbe ishin të përqendruara në kufirin shqiptaro-shqiptar por kërkesat e atyre  nuk merreshin parasysh . Nisja filloj, por shtrohet pyetja pse para nisjes me gjithë insistimin e Komandant Mujë Krasniqit nuk ju dha topi i dorës që e kishte çdo herë me vete , kush e kundërshtoj që mos të merrej topi nga Muja dhe kush ja dha topin Mahir Hasanit. Sa ishin acaruar marrëdhëniet me Azem Sylën  dhe grupin e tij të Tiranës që në bazë të hulumtimeve të bëra dhe në bazë të dhënave të protagonistëve që ishin aty thuhet se ishte para shpërthimit të një konflikti të brendshëm. Po çka është evidente që duhet marrë me këtë fenomen është edhe ngjitja e shiritave në dorë me ngjyrë të gjelbërt tek ushtarët që është reflektuese dhe që mund të shihet natën deri në 500 metra është për tu analizuar dhe studiuar nga ekspert të lamive përkatëse sa a ishin të lejuar të bëheshin dhe me kërkesë tu kujt u vërën shiritat në krahë, “një oficer thoshte se  bëheshin me arsyetimin se mos po futet dikush në grupin që mund të  mos ishte ushtar”. Prita e përgatitur e forcave serbe lenë për të kuptuar se ata ishin mirë të informuar për kolonën e ushtarëve të lirisë por shtohet pyetja se kush  epte informacione për lëvizjet e ushtarëve drejt kufirit?. A dinin forcat serbe edhe për grupin e parë por i lanë të kalojnë sepse kishin informacione se në grupin tjetër do të jetë njëri ndër komandantët më të zot që kishte UÇK-ja të gjitha këto pyetje mund të shtrohen po të shihen nga këndi i sotëm dhe analizave të bëra nga dëshmitarët që ishin pjesëmarrës . Ashtu edhe ndodhi me 14 dhjetor në një luftë të ashpër ranë në altarin e lirisë 38 dëshmorë bashkë me komandantin Mujë Krasniqin
14 ditë pas vrasjes këta bënin qejf :Kadri Veseli,Azem Syla,Shemësi Veseli,Hashim Thaçit
Vetëm pak ditë pas rënies së 38 dëshmorëve të Kombit në këto foto ekskluzive  për lexuesit shihen Komandantët që tash pa fije  turpi  pinin e hanin kur gjaku i tyre ende ishte i njom, kur ende bora ishte e skuqur me gjak nga 38 dëshmorët të kombit. A kanë sot fytyrë që në 14 vjetorin e rënies të shkojnë po të njëjtit e ti bëjnë homazhe tek varri, a duhet të ndihen të skuqur dhe të turpëruar nga dëshmorët dhe gjaku i tyre. Kjo ishte humbja më e madhe që kishte pasur deri në atë kohë UÇK-ja në ushtar të lirisë. Hashim Thaçi nuk shihet në foto edhe pse ai ishte në atë festë deri vonë por kishte ikur për Zvicër për çështje familjare.
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga
 Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Dhimbja që kanë për Mujën shihet në akademinë përkujtimiore të organizuar nga
Hashim Thaqi me 14 dhjetor 2012
Prandaj dikush duhet t’u jap përgjigjeje këtyre pyetjeve të mëposhtme se:
  1. Kush dha urdhër për të hyrë me 142 ushtarë të UÇK-së në territorin Kosovës.
  2. Pse nuk u morën për bazë kërkesat e atyre që njihnin çdo cep të kufirit që ishin kundër nisjes.
  3. Pse nuk ju dha Mujë Krasniqit topi i dorës që e kërkonte me ngulëm.
  4. Kush dha urdhër që ushtarët të kanë shirit të gjelbërt në dorë
  5. Pse asnjë nga komandantët nuk hynë me Mujën në Kosovë duke filluar nga Azem Syla, Kadri Veseli, Shaip Muja, Shemsi Veseli,Xhavit Haliti, Hashim Thaçi e krejt të tjerët që ishin në Tiranë.
  6. Pse asnjëherë nuk krijua një komision hetimor për të hulumtuar rastin dhe të zbardhet e vërteta.
Të dashur lexues e di që tema e ngritur është e ndjeshme dhe e dhimbshme, por duke bërë hulumtime për luftën dhe trimëritë e UÇK-së hasa në këto foto që janë të arkivuara dhe që mbajnë datën dhe ditën e festës.  Duke kërkuar zbardhjen e fakteve të kësaj rënie bisedova me shumë burra që ishin pjesë e këtij karvani dhe mbijetuan disa duke hyrë në Kosovë e disa të mbetur për disa ditë në bjeshkë në temperatura të ulëta por falë disa burrave që kishin filluar kërkimin e të mbijetuarve kishin arritur të kthejnë në jetë diku 38 ushtar lirie. Dikush mund edhe të thotë se mos të hapim plagë të vjetra, por  unë them se plagët shërohen duke e thënë dhe zbuluar të vërtetën. Prandaj sot i kisha ftuar ata që dikur ishin protagonist por edhe qeverisë që të formoj një komision të pavarur nga ekspert të thirrur përkatës për të intervistuar të gjithë ata që sot janë gjallë dhe të nxirret e vërteta e rënies së njërit ndër Komandantët më të zot që njeh historia e popullit shqiptar dhe 38 bashkë luftëtarëve të tij dëshmorë./GazetaDitore.com