MEDVEDEVI:KAM FAKTE SEKRETE PER JASHTOKESORET(video)

“Alienët janë mes nesh, por unë nuk mund t’u them numrin e tyre sepse do të ngjallte panik tek njerëzit”. Keshtu eshte shprehur kryeministri dhe ish president i Rusisë, Dmitri Medvedev. Medvedev ka folur pas perfundimit te nje emisioni televiziv pa e ditur se ende po regjistrohej. “Po ua them për herë të parë dhe të fundit, në valixhen me kodet e bombave bërthamore, presidenti ka një dosje me informacion të detajuar lidhur me alienët që kanë vizituar planetin tonë dhe bashkë me të është edhe një dosje tjetër e klasifikuar e shërbimeve sekrete me informacione të detajuar për prezencën e jashtëtokësorëve në territorin tonë”, tha Medvedev. Më tej, sqaroi: “Kodet e armëve bërthamore bashkë me dy dosjet “top secret” kalohen nga njëri president tek tjetri”. Por, Medvedev nuk u ndal me kaq. Duke vazhduar me shakanë e tij, ai tha se “eshtë një film i famshëm, ‘Men in Black’ ku mund të gjeni informacione më të detajuara për këtë çështje, unë s’mund t’u them asgjë më shumë”. Por, kryeministri rus foli edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri, tek i cili tha se beson ende. “Unë besoj tek ai dhe nuk futem tek ata tipa që u them fëmijëve që Babagjyshi s’ështe i vërtetë”, tha Medvedev