Ne vazhdim shkrimi i ti origjinal i Ullmar Qvick ne profilin e ti ne facebook
Gati e pabesueshme, plotësisht surrealiste: Radio Kukësi është mbetur në zemra suedeze. Në revisten “Eteraktuellt” që erdhi dje, lexoj në një artikull nga arsimtari në pension, dëgjues i radiostacioneve të botës Christer Brunström:
….. Vitet 70-të: Duke punuar me kontrollimin e hartimeve dhe planifikimin e mësimit shpeshherë dëgjova emisionet e Radio-Kukësit në Shqipëri. Në më kujtohet drejtë frekuenca e stacionit ishte 6666 kHz. Muzika që u ofrua ishtë e llojllojshme, p.sh. me muzikë popullore shqiptare dhe këngë latinoamerikane. Fatkeqësisht nuk mora asnjë përgjigje të letrave të dërguara me raporte dëgjimi.
Në buletinin “DX-aren” Ullmar Qvicku kishte shkruar një artikull vërtet të shkëlqyeshëm për radiostacionet lokale të Shqipërisë me valë të shkurtëra. Ky artikull më siguri është më i miri nga të gjithë që janë botuar në revistat e dëgjuesve.
Surealizëm, apo jo, miq shqiptar? Radio Kukësi u dëgjua në Suedi, nga disa “fanatikë” të radios! Letërshkëmbimi im me Radio-Kukësin u themelua për hir të interesimit tim të vecante dhe të provuar si mik i shqiptarëve. Mirëpo, për të mbajtur kontakt me mua, drejtori i stacionit Xhafer Dobrushi u detyrua të kerkonte leje nga Komiteti Ekzekutiv i Partise!
Ullmari .....Shkruar nga Ullmar Qvick,raporton www.lexo.al
Ne vazhdim nje video me Ullmar Qvcikun ne Prrallë me Tupan,per te pasqyruar pak me shumë per vizitorët se kush eshte Ullmar Qvick