Renidona Zeneli në lidhje me një biznesmen kosovar

dsdNdonëse fillimi i vitit të kaluar nuk ishte shumë fatlum për bukuroshen shqiptare Renidona Zeneli, fituese e konkursit “Queen of the World Albania”, për shkak se ishte ndarë nga i fejuari i saj, ajo nuk e shkëputi karrierën e saj si modele. Por, ajo kohëve të fundit më shumë e frekuenton Prishtinën sesa Tiranën. Si njofton Panorama plus, shkak për këtë lëvizje është pikërisht lidhja e re e krijuar e Renidonës me një kosovar. Djaloshi që ka vjedhur zemrën e bukuroshes shqiptare quhet Toni, është nga Kosova, por jeton në Madrid të Spanjës. Toni, ai i cili është në krah të bukuroshes Zeneli, është një mashkull i pasionuar pas modës dhe jetës së natës, si dhe veturave luksoze, gjë që e vërtetojnë edhe fotografitë e vendosura në rrjetin Facebook. Lidhja e tyre është publike edhe në profilet e Renidonës dhe Toni, ku ata kanë vendosur foto duke shijuar jetën e natës së bashku në Prishtinë.