Luan Krasniqi rrah keq familjaret(vllaun dhe nipin) e ti

PER VIP SHPIJA LIVE 24 ORË DHE SHUMË GJERA TJERA KLIKO KETU
Rottweil: Kush kishte menduar se boksieri i shquar nga Kosova Luan Krasniqi, ndonjëherë do të përdorë grushtat ndaj Familjarëve të tij. E vërteta është se ai ka rënë në konflikt me vëllezërit e tij për shkak të pronës familjare. Ishte data 6 Maj e këtij viti, kur Luan Krasniqi shkoj të vizitoj nënën e tij e cila ishte shtruar në Spital për tu operuar. Vetëm ca minuta para se Nëna të hyj në sallën e operacionit, ku të pranishëm ishin edhe familjarët tjerë, arriti edhe Luan Krasniqi. Menjëher pas hyrjes së Nënës në Sallën e operacionit, mes vëllezërve dhe familjarëve ka filluar një grindje mes tyre. Personali i spitalit informon se Luani ka goditur njërin nga vëllezërit me grushta në kokë ndërsa nipi i tij poashtu është grushtuar nga Luani. E tërë grupa ka pushuar së grushtuari, por që kjo tollovi vazhdoj edhe më tutje para Spitalit. Dëshmitarë të rastit kan informuar policinë e cila arriti me 4 vetura në vendin e ngjarjes. Të dyja palët e familjarëve janë ndarë nga policia së rrafuri. Policia ka spjeguar se Nipi dhe vëllau i Luanit kishin ngritur padi para Gjykatës, por që pas ca muajve, kjo padi është tërhequr prapa duke spjeguar gjykatës se është bërë një marrëveshje paqësore mes familjarëve. Siq duket kjo marrëveshje nuk ka arritur të mbahet ashtu siq thot tradita. Para Gjykatës vëllau i luanit së bashku me nipin kan ngritur prap akuzën dhe kërkojnë nga Luani si dëmshpërblim për grushtimet 1200 për Nipin dhe 2000 Euro për vëllaun. Luani refuzon të paguaj këto para dhe para Gjykatës refuzon të ketë goditur ata të dy, përderisa personali i spitalit spjegon se ka pasur grushtime nga ana e Luanit. Avokati i Vëllaut të Luanit si dhe djalit të tij spjegon se Luan Krasniqi është në konflikt të rëndë me vëllaun e tij për shkak të Pronës së patundshme në Kosovë apo edhe vetë në Gjermani. Të dyja palët kan akuzuar njëra tjetrën se mbajnë armë në shtëpi dhe se ditën e rsatit Luani kishte armë me vehte, gjë që shtyri gjykatën të dërgoj policinë për kontrollimin e dyja shtëpive për armë. Gjykata, perkatesisht prokurori i Gjykates z. Frank Grundke ka spjeguar se të dyja palët kan tërhequr paditë, por që akuza vazhdon përmes një proqesverbali civil dhe jo atij shtetëror. Avokati i vëllaut të Luanit z. Bernhard Mußgnug nga Tüttlingen-i spjegon qartë se Luani duhet ti paguaj dëmshpërblimin për grushtimet dhe se nuk ka ndërmend të ndalet, qoftë edhe deri në instancën më të lartë të Gjykatave. Tani siq duket ky proces civil do vazhdoj muaj me radhe, ku gjykata do te vendos se a do ftohen deshmitaret te cilet ishin te pranishem nga familja si dhe ata te cilet i takonin personalit te spitalit. Duke u bazuar në këto informacione marrë nga Gjykata, nga dëshmitarët e spitalit dhe nga avokatura e palës së dytë, pc-netz.ch ka kërkuar informata edhe nga bashkëfshatarët e Luan Kransiqit në Kosovë. Sipas informatave të mbledhura, Luan Krasniqi ka pak persona të cilët shofin atë si një njeri të drejtë por vetëm si një person me një imazhë të thyer ndaj familjarëve të tij.
KLIKO KETU PER GJERMANISHT BURIMI I LAJMIT