Vali Mayor of Gnjilane

Personazhi i cili është duke bërë bujë në mediat tona, Vali Corleone, thotë se në garën për kryetar të Gjilanit ose të Kosovës do ti fitonte 97 përqind të votave. Si kryetar, Gjilanin do ta bënte si Milanon.Këtë gjë ai po e arrin falë videove të ndryshme që poston dhe gjithashtu falë statuseve në profilin e tij në Facebook. Duket se tani Vali tani po mendon të bëj një hap më të madh… ti hyjë politikës. Ai këtë e ka bërë të ditur në Facebook, duke shkruar se nuk e di të kandidoj apo jo për kryetar të Gjilanit apo të kandidoj si deputet i pavarur. Sipas tij shumë njerëz i dërgojnë mesazhe në celular dhe në Facebook që të kandidoj për këto poste, prandaj është duke menduar që të marrë një vendim për të kandiduar. Përndryshe ai ka thënë se nëse zgjidhet kryetar i Gjilanit ai atë qytet do ta bëj si Milanon. Më poshtë është postimi origjinal i Vali Coleones në Facebook.
‘MBAS SHUM BISEDIMESH QE KISHEM SOT NGA FAMIGLIA NGA SHOKET DHE PRAP NUK MUNDESHA ME MARR VENDIM QE A ME KONKURU PER KRYETAR TE GJILANIT ME FALNI TE GILANIT APO JO ME KONKURU SI KANDIDAT I PANVARUR PERSHKAQE QE SHUM NJERZ ME QOJN MSG NE FB NEPER CELULARE E NEPERMJET SHUM GJERAV QE I DUHEM KETI VENDI UN ME QENE KRYETAR. UN E DI QE MU BE KRYETAR, GILANIN E BEJ SI MILANO POR SDI ENDE EDHE E DI QE ME KONKURU UNE JA SA PERQIND I MARR UN VOTA JA SA PERQIND I MARRIN ATA PARTIT TJERA PRINCVALENTINO CORLEONE 97% PASTAJ PDK 2% LDK 1% EDHE PER KRYETAR TE SHTETIT E NJEJTA PERQINDJE KISH ME QENE POR UNE K.SHTETI JO SEPSE BANKEN BOTRORE E BANKROTOJ TU INVESTU PER KOSOVEN. ENDE NUK KAM MARR VENDIM SE QKA ME BE PER GILANIN A ME HY A JO VETEM BONA E HYNA TA KENI PARASYSH SE MILANO KO ME BEEE HH E DINI JU KETE MA MIR SE UNE AMICO DHE AMICA. KUSH BEN LIKE APO KOMENT DELETE EDHE BLLOK MENJEHER JU LUTEM E URREJ KETE GJE ABSOLUT == NO LIKE NO COMENT PLEASE’ shkruan Vali në Facebook.