Video shokuese,i vdekuri shkon ne funeral vet(video)

Një familje e mbledhur për të vajtuar vdekjen e njeriut të tyre u shokua kur pa se personi ‘i vdekur’ hyri brenda në funeralin e tij. Ngjarja ndodhi të martën në San Paolo, Brazil. Familjarët shpërthyen në lot, kurse disave u ra të fikët kur Gilberto Araujo hyri në shtëpi. Ky ishte një rast shumë i çuditshëm i ngatërrimit të identitetit. Vëllai i Araujo, që punon në një lavazh, u thirr që të identifikonte kufomën e një personi, që ngjante si vëllai i tij. Familja kishte katër muaj pa e parë Gilberto-n. Vëllai, gabimisht e identifikoi sozinë e të vëllait si njeriun e tij dhe e mori kufomën në shtëpi. Në fakt kishte marrë trupin e Genivaldo Santos Gama. Dikush i tha në rrugë Gilbertos- se familja e tij po e vajtonte, pasi kujtonte se ai kishte vdekur. Atëherë Gilberto mori rrugën për në shtëpi, duke i tronditur të gjithë. Konfuzioni u përhap kur u tha se ishte vrarë një person që punonte në lavazh. Kjo e ngatërroi edhe më shumë vëllain e Gilberto-s. Familja thotë se janë shumë të lumtur tani që e kuptuan se djali i tyre është gjallë.