Menaxheri i Vali Corleones Blero sqaron per hyrjen apo jo ne Vip Shpija

I pakrahasueshmi, Prince Valentino Corleone, nuk do të hyjë në Vip Shpija. Kjo pasi që negociata që u menduan se përfunduan me sukses, në faktk nuk kishin një përfundim të tillë. Ishte prezantuesja e njohur Albana Osmani, ajo e cila në Facebook publikoi lajmin e madh se Vali do të hyjë në Vip Shpija 3.
Përderisa u ngrit euforia dhe të gjithë prisnin me padurim që kjo të ndodhë. Megjithatë, këto pohime i kanë mohuar kategorikisht përfaqësues të Vali Corleones, duke filluar nga menaxheri i tij Blero dhe deri te familjarë të tij.
“Vali nuk do të hyjë në Vip Shpija 3. Ka pasur negociata, por ato nuk kanë përfunduar me sukses, prandaj kërkojmë që në mënyrë të menjëhershme të demantohen të gjitha lajmet e tilla”, kishte theksuar Blero për Telegrafi.
Vip Shpija ka hyrë në javën e dytë dhe tashmë janë zhvilluar ngjarjet e para interesante. Po ashtu edhe kanë hyrë banorë të rinj, por për cfarë bëhet fjalë, shikojeni në kanalin special në platformën Ipko