Grueja e shpallur e humbur u gjetë e martuar me shokun e ngusht(video)

Ragip Bangolli nga Fushë Kosova e gjeti gruan, të cilën e lajmëroi të humbur disa ditë më parë. Arjeta Miftari është martuar në Gjakovë. Ajo për burrë ka marrë Ramadan Mustafën, shokun e ngushtë të tij. Gjakovari ishte ndarë me dy gratë e para që ia kishte gjetur Ragipi, kurse e treta iu bë gruaja e tij. Kurse, Arjeta i gëzohet dashurisë së re. E tëra i ngjan një telenovele. Por, e keqja është se dashuria tashmë duket e dështuar. Madje shumë keq e shkatërruar. Ditë më parë Express raportoi se Ragip Bangollit, një të riu nga Fushë Kosova nga komunitetit ashkali, i ka humbur gruaja. Duke i lënë dy vajza të vogla në shtëpi, derisa ai nuk gjendej aty, papritur Arjeta Miftari ishte zhdukur. Pesë ditë më vonë, për Ragipin ka dy lajme. I pari i mirë, kurse i dyti i keq. Lajmi i mirë për të është se Arjeta është gjallë e shëndosh. Bile shumë e lumtur. Por, lajmi i keq për Ragipin është se përveç që bashkëshortja e la atë dhe dy vajzat, ajo është martuar në Gjakovë/express/ Ne ne mos asgje tjeter i propozojm muziken qe te qetsohet