“Termet” në Madrid, largohen Mourinho e Ronaldo(video9

Situate aspak e këndshme në gjigantin spanjoll, Real Madrid. Mediat spanjolle të martën i kanë kushtuar një vend të veçantë “divorcit” të mundshëm në mes dyshes portugeze, Jose Mourinhos dhe Cristinao Ronaldos me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle largimi i teknikut dhe sulmuesit portugez është shumë i mundshëm. Deklarata e fundit Jose Mourinhos, ku ai ishte shprehur se klubi madrilen nuk është i kënaqur me të, ka zbehur në masë të madh raportet në mes ish-trajnerit të Portos, Chelsea e Interit me klubin “mbretëror”. Raportohet se tashmë trajneri portugez ka urdhëruar agjentë e tij të nisin negociatat me klubin francez, PSG. Francezët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos një ofertë të majme që kap shifrën 20 milionë euro. Mësohet se PSG dëshiron që përveç Mourinhos të blejë edhe yllin e “Los Blancos” Cristiano Ronaldon. Pasanikët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit hiq me pak se 125 milionë euro, e që do të ishte transferimi me i shtrenjtë në historinë e futbollit.